
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:
Përpunon dosjen e dëmit që në momentin që e merr për trajtim. Kryen akt ekspertizen, si edhe foto të mjetit të dëmtuar. Përgatit akt vlerësimin e dëmit, bazuar ne manualet, katalogët e riparimit të mjeteve si dhe klasifikimin e mjeteve ne tre kategori. Njofton klientin për vlerën e dëmit/ndjek riparimin e mjetit në servis. Hedh në program të gjithë procesin e punës për trajtimin e dëmit të dosjes.