Përshkrimi
Inxhinieri Elektrik kujdeset për mbarëvajtjen, servisimin dhe monitorimin e sistemeve elektrike, makinerive dhe pajisjeve të fabrikës, me synim ruajtjen e sigurisë, vazhdimësisë së punës dhe efikasitetit në proceset e prodhimit dhe paketimit të kafes, në përputhje me procedurat teknike dhe rregullat e sigurisë në punë.
Detyrat
- Mbikëqyr dhe mirëmban instalimet si edhe pajisjet elektrike të fabrikës.
- Kontrollon sistemet elektrike të makinerive që përdoren për prodhimin, pjekjen, bluarjen dhe paketimin e kafes.
- Zbulon, diagnostikon dhe zgjidh defektet elektrike dhe elektronike.
- Punon ngushtë me teknikët dhe stafin e prodhimit për të adresuar çdo problem që paraqitet.
- Verifikon parametrat elektrikë dhe evidenton çështjet që mund të ndikojnë në ecurinë e prodhimit.
- Bashkëpunon me kompani të jashtme për servis dhe mirëmbajtje të pajisjeve, sa herë që kjo kërkohet.
- Administron dokumentacionin teknik dhe regjistrat e mirëmbajtjes.
- Siguron që pajisjet dhe instalimet elektrike të operojnë sipas standardeve të sigurisë.
- Mbikëqyr sistemet e ndriçimit, furnizimin me energji, gjeneratorët dhe pajisje të tjera elektrike të fabrikës.
- Zbaton rregullat e sigurisë në punë dhe procedurat e vendosura nga kompania.
- Kontribuon në përmirësimin dhe automatizimin e proceseve ekzistuese.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Elektronike ose në fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira për instalimet dhe sistemet elektrike.
- Përvoja e punës në mjedise prodhuese konsiderohet përparësi.
- Kërkohet përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi bashkëpunimi me departamentet e prodhimit dhe të teknikës.