Përshkrimi
EVEREST shpk - një fabrikë që merret me prodhimin e profileve të aluminit dhe fasadave për ndërtesa, po kërkon një Inxhinier Ekonomik për t’iu bashkuar ekipit në një ambient prodhimi me ritëm të lartë dhe dinamik.
Në këtë funksion, pozita merret me vlerësimin, përmirësimin dhe optimizimin e proceseve të prodhimit, me theks te rritja e efikasitetit operacional, shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve dhe ulja e humbjeve. Roli kërkon bashkëpunim të ngushtë me ekipet e inxhinierisë dhe menaxhimit, me synim rritjen e produktivitetit në linjat prodhuese.
Detyrat
- Të shqyrtojë dhe përmirësojë proceset e prodhimit për të ngritur nivelin e efikasitetit dhe cilësisë.
- Të zbatojë metoda inxhinierike për automatizimin dhe avancimin e linjave prodhuese.
- Të ndjekë dhe të analizojë të dhënat e prodhimit për të evidentuar dobësitë dhe mundësitë për zhvillim.
- Të përdorë programe modelimi dhe simulimi për të përmirësuar prodhimin dhe planifikimin e kapaciteteve.
- Të kontribuojë në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të reja të prodhimit për të forcuar konkurrueshmërinë.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Ekonomike ose në një fushë të ngjashme.
- Njohuri të mira në Autocad.
- Njohuri të gjuhës italiane dhe angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Zotësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe si pjesë e ekipit.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime.
- Transport i ofruar nga kompania.
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
Orari i punës: Nga e hëna deri të premten.