Përshkrimi
Kthella shpk po kërkon të shtojë në staf një Inxhiner Zbatimi & Teknik ndertimi.
Detyrat
- Të ndjekë dhe të mbikëqyrë proceset e ndërtimit në përputhje me projektet dhe me kërkesat teknike përkatëse.
- Të bashkëpunojë dhe të koordinojë aktivitetet me arkitektë, teknikë dhe kontraktorë.
- Të verifikojë cilësinë e materialeve si edhe mënyrën e zbatimit të punimeve në terren.
- Të përgatisë raportime ditore dhe javore lidhur me përparimin e punimeve.
- Të administrojë dokumentacionin teknik dhe të evidentojë problematikat që paraqiten.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Inxhinieri Ndërtimi / Civil Engineering.
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi, megjithatë nuk është kusht i detyrueshëm.
- Të zotërojë njohuri në AutoCAD, MS Office dhe në leximin e projekteve teknike.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe kujdes të lartë ndaj hollësive.
- Të jetë i gatshëm për angazhim në terren me orar të plotë.
Vendodhja e objektit është në Tirane.