Praktikë për Trajner/e Fitnesi në Transformohu Gym
Transformohu, si një koncept i ri premium i fitnesit në Kosovë, po u jep mundësi internëve energjikë dhe ambiciozë të nisin zhvillimin e karrierës së tyre në fushën e fitnesit dhe mirëqenies.
Nëse të pëlqen sporti dhe synon të marrësh përvojë praktike në një mjedis modern dhe motivues, kjo praktikë përbën një mundësi të përshtatshme.
Çfarë do të bëni si intern:
- Do të mbështesni trajnerët kryesorë gjatë zhvillimit të seancave stërvitore.
- Do të fitoni njohuri për përdorimin e pajisjeve bashkëkohore dhe për mënyrat e udhëzimit të klientëve lidhur me sigurinë.
- Do të ndihmoni në realizimin e matjeve dhe vlerësimeve fizike.
- Do të merrni pjesë në përgatitjen e përmbajtjes mediatike, përfshirë video ushtrimesh, reels dhe materiale të ngjashme.
- Do të ndiqni nga afër trajnerët profesionistë për të kuptuar praktikisht punën me klientë realë.
- Do të përfshiheni në aktivitete të veçanta dhe në eventet e brendit Transformohu.
Kualifikimet që kërkohen:
- Interes i madh dhe pasion për sportin, fitnesin dhe stilin e jetesës së shëndetshme.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.
- Qasje pozitive dhe aftësi të mira komunikimi me njerëz.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip, përshtatje dhe pranimin e feedback-ut. Përparësi u jepet kandidatëve që flasin gjuhën angleze.
Çfarë ofrohet:
- Program praktike 6 mujor me mentorim të organizuar nga trajnerë profesionistë.
- Trajnime të brendshme për ushtrime, komunikim me klientët dhe zhvillim personal.
- Përvojë konkrete pune në një ambient premium dhe kreativ.
- Mundësi për të ndërtuar rrjet profesional dhe për të siguruar referenca me vlerë në tregun e punës.
- Për praktikantët që dallohen më së shumti, ekziston mundësia e punësimit afatgjatë në Transformohu.
Lokacioni i punës është në Dragodan, Prishtinë.