
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, paraqitet si kompania e parë e shitjes me pakicë në fushën e modës në Shqipëri që solli modelin e menaxhimit Franchisee. Me fokus në vendosjen e një niveli të ri në tregun e modës dhe të shërbimit ndaj klientit, kompania ka ndikuar në transformimin e tregut shqiptar përmes sjelljes së markave të njohura ndërkombëtare dhe alternativave cilësore të produkteve. Ajo është e pranishme në qendrat tregtare kryesore, si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), ku administron një portofol me 11 marka të njohura, përfshirë Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, zhvillon aktivitetin e saj në 17 dyqane fizike dhe edhe në kanalin online të kompanisë.
Albi Group, i krijuar më shumë se 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një grup të rëndësishëm në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e produkteve FMCG, shërbimet ushqimore dhe mikpritjen. Grupi mbështet përkushtimin ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, me synimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.