(Spitali Amerikan 1 dhe Spitali Amerikan 3) kërkon të punësojë Instrumentar/e Salle Operatore
Spitali Amerikan të pret në ekipin e saj si Instrumentar/e Salle Operatore, në një nga institucionet shëndetësore më të njohura. Këtu do të jesh pjesë e drejtpërdrejtë e ekipit kirurgjik, duke garantuar që çdo ndërhyrje të zhvillohet me siguri e profesionalizëm.
Në përditshmërinë tënde do të asistosh kirurgët gjatë procedurave, do të ruash një mjedis steril dhe do të kujdesesh për administrimin e materialeve e pajisjeve kirurgjikale. Do të garantosh sigurinë e pacientit gjatë ndërhyrjeve dhe do të mbash komunikim të rregullt me ekipin shëndetësor.
Nëse je profesionist/e i/e përkushtuar dhe dëshiron të zhvillosh karrierën tënde në një ambient serioz mjekësor, kjo pozitë është mundësia e duhur për ty.
Përgjegjësitë
- Të asistojë kirurgët në realizimin e procedurave kirurgjikale dhe të mbajë një mjedis steril
- Të garantojë sigurinë e pacientit gjatë ndërhyrjeve dhe të ndihmojë në menaxhimin e pajisjeve të nevojshme
- Të sigurojë administrimin e materialeve dhe pajisjeve kirurgjikale të nevojshme
- Të mbajë komunikim të rregullt me ekipin shëndetësor dhe të sigurojë që dokumentacioni të jetë i plotësuar siç duhet
Informacione të tjera
- 2 pozita të lira (1x Spitali Amerikan 1), (1x Spitali Amerikan 3)
- Diplomë Universitare në Infermieri të Përgjithshme
- Të jetë anëtar/e i/e "Urdhrit të Infermierit në Shqipëri"
- Përbën avantazh të ketë diplomë "Master në Infermieri Kirurgjikale"
- Përbën avantazh përvoja në institucione shëndetësore në pozicione të ngjashme
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të punuar në grup
- Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një fotografi