KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS CROATIAN CLINIC A HAXHIU SH.P.K.
Orari i punës është i plotë.
Vendi i punës është Prishtinë.
Detyrat kryesore të punës:
- Siguron standard të lartë në ofrimin e shërbimeve mjekësore.
- Mban qasje etike dhe profesionale ndaj pacientëve dhe institucionit.
- Ofron këshilla profesionale sipas nevojës.
- Kujdeset për rendin dhe qetësinë në ambientet e klinikës.
- Përgatit pacientët për kontroll duke bërë matjen e peshës, gjatësisë, tensionit arterial dhe perimetrit të belit.
- Administron terapi I.V. dhe I.M., si dhe merr gjak përmes kanillës.
- Organizon dhe cakton terminet për pacientët.
Aftësitë e kërkuara:
- Aftësi të mira në komunikimin verbal.
- Shkathtësi dhe kompetencë profesionale në punë.
- Së paku 2 vite përvojë pune.
- Përdorim i mirë i kompjuterit, përfshirë Microsoft Word, Excel dhe Internet.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Licencë valide në Infermieri e Përgjithshme.
- Bachelor në Infermieri të Përgjithshme.
- CV e shkurtër dhe përshkrimi i përvojës profesionale.
Konkursi mbetet i hapur nga data 01.09.2025 deri më 01.10.2025.