Përshkrimi
Menaxheri i HSEQ kryen inspektime, shqyrton incidentet dhe masat korrigjuese, vlerëson rezultatet në fushën e sigurisë, ndjek aktivitetet e pajtueshmërisë, mbështet departamentet operative dhe sigurohet që rreziqet e identifikuara të trajtohen në mënyrë parandaluese.
Në këtë rol, ai/ajo vepron si këshilltar i pavarur për General Manager dhe Executive Committee për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e rrezikut, pajtueshmërinë, kujdesin ndaj mjedisit dhe cilësinë operative.
Kushtet e punësimit
- Kontratë pune me kohëzgjatje 6 muaj.
- Angazhim 6 ditë në javë, me 1 ditë pushim.
- Orari ditor është 8 orë.
- Paga llogaritet me bazë orare në EUR.
Lokacioni: Lybia
Detyrat
- Menaxhon programet e gatishmërisë për emergjenca, planifikimin e evakuimit, ushtrimet e sigurisë, mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore, iniciativat për qëndrueshmëri mjedisore, sigurinë e kontraktorëve, auditimet e cilësisë dhe programet e përmirësimit të vazhdueshëm.
- Siguron që masat e sigurisë të mbeten funksionale, ekipet e reagimit emergjent të jenë të përgatitura dhe rreziqet operative të monitorohen e menaxhohen vazhdimisht gjatë fundjavave, festave, ngjarjeve të veçanta dhe periudhave me frekuentim të lartë.
- Udhëheq krijimin dhe ruajtjen e një kulture të bazuar në siguri, cilësi, përgjegjësi mjedisore dhe përsosmëri operative në të gjithë Bosco Amusement Park & Zoo, duke mbrojtur mirëqenien e çdo personi që e viziton ose punon në këtë destinacion.
- Zhvillon, zbaton, mbikëqyr dhe përmirëson në vazhdimësi sistemet e menaxhimit të Health, Safety, Environment, and Quality të organizatës.
Kualifikimet
Të domosdoshme për pozitën:
- Diplomë Bachelor në Occupational Health and Safety, Environmental Science, Engineering, Risk Management, Quality Management, Public Health ose në një fushë të ngjashme.
Të preferuara për pozitën:
- Diplomë Master në Safety Management, Environmental Management, Business Administration (MBA) ose në një disiplinë të afërt.
- Certifikimet profesionale konsiderohen shumë të dëshirueshme.
- Së paku 5 vjet përvojë në HSEQ.
- Të paktën 3 vjet përvojë në rol menaxherial ose udhëheqës.
Kërkesat gjuhësore:
- Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur – të detyrueshme.
- Njohja e gjuhës arabe është e preferueshme.
- Gjuhë të tjera shtesë përbëjnë përparësi.
Përfshihen:
- Bileta e avionit
- Akomodimi
- Viza
- Të gjitha transferet
- Ushqimi (full board)
- Interneti
- Pushim i paguar – vacation
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën angleze.
- Diplomë ose certifikatë e arsimit të përfunduar.