Menaxher i Rritjes dhe Komunitetit
Part-time · Tiranë
Në EduShqip, ne besojmë që të mësuarit duhet të nxisë kuriozitetin, eksplorimin, dashurinë për dijen dhe duhet të jetë argëtues. Ndaj ne po krijojmë një platformë ku mësuesit mund të ngarkojnë, ndajnë dhe shesin materialet që krijojnë vetë, teksa mësuesit e tjerë dhe prindërit gjejnë më në fund në një vend të vetëm materiale cilësore në gjuhën shqipe. Materialet janë në përputhje me kurrikulën, në format të printueshëm ose digjital, për të gjitha lëndët, temat dhe nivelet, duke e bërë më të lehtë përgatitjen dhe duke lejuar më shumë kohë për të punuar me fëmijët.
Jemi në kërkim të një personi pasionant, kreativ dhe energjik që do i bashkohet ekipit tonë në rolin e Menaxherit të Rritjes dhe Komunitetit për të ndërtuar komunitetin e parë të mësuesve krijues në EduShqip dhe për të sjellë familjet e para që përdorin materialet e tyre.
Në këtë rol do kesh mundësi të jesh pjesë e ekipit themelues, duke ndërtuar proceset që nga fillimi dhe duke kontribuar në formësimin e kompanisë bashkë me ne përmes ideve të tua dhe energjisë tënde. Kjo do të thotë liri të plotë, por edhe përgjegjësi reale për rezultatet.
Impakti yt
Si Menaxher i Rritjes dhe Komunitetit në EduShqip, ti do të bindësh mësuesit shqiptarë të ngarkojnë në platformë materialet që krijojnë vetë: aktivitete, plane, kuize, lojëra, dhe do të sjellësh prindërit e mësuesit që i blejnë ato, duke formësuar mënyrën si EduShqip do të ndërtojë komunitetin e tij për vitet në vijim. Këto janë detyrat kryesore që do të marrësh përsipër për ta arritur këtë:
- Ndërtimi i komunitetit të mësuesve: Gjetja e mësuesve të rinj nëpërmjet kontaktit të drejtëpërdrejtë në rrjete sociale dhe vizita në shkolla, qendra kursesh etj.
- Rritja e bazës së përdoruesve: Organizimi i prezantimeve pranë shkollave dhe kthimi i prindërve dhe mësuesve në përdorues të regjistruar dhe blerës.
- Mbështetja dhe “onboarding” i përdoruesëve në platformë.
- Identifikimi dhe partneriteti me institucione dhe organizata arsimore që i japin besueshmëri platformës.
- Përfaqësimi i EduShqip në evente dhe konferenca.
Aftësitë dhe eksperienca jote
Po kërkojmë dikë që di t'i gjejë mësuesit kudo: në shkolla, në qendra kursesh, në grupet online, dhe t'i bindë të provojnë diçka që nuk e kanë provuar më parë. Që nuk harron të kthehet te ai që tha "po" por nuk nisi asnjëherë, dhe që e mat vetë përparimin e vet. Përveç kësaj, duhet të plotësosh sa më poshtë:
- Një rrjet i fortë ekzistues në sektorin e arsimit, ose aftësi e demonstruar për të ndërtuar një të tillë shpejt.
- Disa vite eksperiencë në fusha si: edtech, marketplace, shitje, zhvillim biznesi, account management, trajnime ose koordinim projektesh (Përparësi kanë ata që tashmë hyjnë rregullisht në shkolla ose punojnë me mësues: përfaqësues të shtëpive botuese, trajnerë mësuesish, koordinatorë projektesh arsimore, mësues dhe drejtues shkollash).
- Aftësi shumë të mira komunikimi, ndihesh rehat të prezantosh dhe të përfaqësosh kompaninë publikisht në evente të ndryshme.
- Stil pune i pavarur, praktik dhe i strukturuar, të pëlqen të punosh në një mjedis që ndryshon me shpejtësi dhe nuk ka procese fikse.
- I/E orientuar nga rezultatet dhe punon me objektiva konkretë (KPI).
- Të entuziazmon të punosh në fushën e arsimit, me mësues dhe prindër.
Çfarë ofrojmë ne
- Angazhim part-time: rreth 20 orë në javë, 50.000 lekë neto në muaj
- Liri në mënyrën si punon: Ne e përqafojmë kulturën e punës nga shtëpia dhe duam të shijosh fleksibilitet duke i zgjedhur vetë orët e tua të punës
- Vend në ekipin themelues: Mundësi reale për të formësuar kulturën, suksesin dhe rritjen e kompanisë. Do punosh ngushtësisht me themeluesit dhe do kesh liri për të vënë idetë e tua në jetë.
- Rritje bashkë me kompaninë: komuniteti është zemra e EduShqip dhe do të rritet shpejt. Personi që ndërton komunitetin e parë është personi që nesër do të drejtojë ekipin që e rrit atë.
- Punë që lë gjurmë: mësuesit do të kenë mundësi të fitojnë nga materialet që krijojnë vetë dhe ata do të jenë mësuesit që i sjell ti.