AUTO1.com është platforma kryesore online B2B në Evropë për blerjen dhe shitjen e automjeteve të përdorura. Përmes platformës sonë, partnerët tanë tregtarë në mbi 30 vende kanë akses në një inventar prej më shumë se 30,000 automjetesh të certifikuara, të disponueshme për blerje nëpërmjet ankandeve ose opsionit "Buy Now", duke garantuar një proces të sigurt, transparent dhe efikas.
AUTO1.com është pjesë e AUTO1 Group, platforma lider evropiane për tregtinë e automjeteve, e dedikuar transformimit të mënyrës se si blihen dhe shiten makinat në Evropë.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë pune në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar.
- Orar pune Full-Time, nga e hëna në të premte, 09:00–18:00 (fundjava pushim).
- Bonus i garantuar gjatë 3 muajve të parë, pavarësisht performancës.
- Skemë bonusi bazuar në performancë.
- Trajnim i vazhdueshëm dhe mundësi reale për zhvillim profesional.
- Ambient pune modern, dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi për të ndërtuar karrierë brenda një kompanie ndërkombëtare në rritje.
Job Description
AUTO1 Group është në kërkim të një Agjenti/e Shitjesh Telefonike në gjuhën greke, energjik/e dhe të orientuar drejt rezultateve, për t'iu bashkuar ekipit tonë komercial.
Në këtë rol do të jesh pjesë e një ekipi dinamik, ku do të ndërtosh marrëdhënie të forta me partnerët tanë, do të identifikosh mundësi të reja biznesi dhe do të kontribuosh në zhvillimin e bashkëpunimeve afatgjata në tregun grek. Në të njëjtën kohë, do të shërbesh si pika kryesore e kontaktit ndërmjet AUTO1 Group dhe partnerëve tanë.
Përgjegjësitë kryesore
- Promovimi dhe shitja e automjeteve përmes komunikimit telefonik.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe partnerët në tregun grek.
- Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja të biznesit.
- Ndërtimi i bashkëpunimeve të qëndrueshme dhe afatgjata me partnerët.
- Ofrimi i një eksperience profesionale dhe cilësore gjatë gjithë procesit të shitjes.
- Arritja e objektivave individuale dhe të ekipit.
Kerkojmë:
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës greke (të folur dhe të shkruar).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh.
- Eksperiencë në shitje, preferohet në shitje telefonike ose në shërbim ndaj klientit.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar me objektiva.
- Interes ose pasion për industrinë automobilistike.
- Aftësi organizative dhe frymë bashkëpunimi.
Informacion ndihmës
Vendi i punes: Rruga Dritan Hoxha - Kompleksi e-88, Laprake, Tirana