Kërkojmë një Graphic Designer Junior / Mid-Junior kreativ, të organizuar dhe me sens të fortë estetik, që do t’i bashkohet ekipit të Marketingut të Brunes.
Personi në këtë rol do të jetë përgjegjës për krijimin dhe zhvillimin e materialeve vizuale për social media, fushata marketingu, showroom-et, website, materiale promocionale dhe komunikimin e brandit. Kërkojmë dikë që kupton se një dizajn i mirë duhet të komunikojë, të tërheqë vëmendjen dhe të mbështesë objektivat e marketingut dhe shitjeve.
Përgjegjësitë kryesore
- Krijimi i materialeve vizuale për rrjetet sociale: posts, stories, reels covers, carousels, campaign creatives, promotional posts, product highlights
- Adaptimi i një koncepti vizual në formate të ndryshme për platformat digitale
- Bashkëpunimi me Social Media Specialist për të zhvilluar ide kreative për content
- Krijimi i koncepteve dhe materialeve grafike për fushata promocionale
- Përgatitja e materialeve për paid ads dhe performance campaigns
- Respektimi dhe aplikimi korrekt i identitetit vizual të Brunes dhe brand-eve të kompanisë
- Krijimi dhe përgatitja për print i materialeve si: brochures, flyers, catalogues, posters, roll-ups, billboards, city lights, showroom materials, price tags, POS materials, event materials, outdoor advertising etj.
- Sjellja e ideve të reja kreative për komunikimin e brandit
- Kërkimi i trendeve të reja në graphic design, social media dhe advertising
Kërkesat
- 1–3 vite eksperiencë në Graphic Design ose rol të ngjashëm
- Njohuri të mira të Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator
- Njohuri në Adobe InDesign përbëjnë avantazh
- Kuptim i mirë i typography, composition, color theory dhe visual hierarchy
Do të konsiderohen avantazh
- Njohuri në Adobe After Effects / Premiere Pro
- Motion graphics
- Video editing bazik
- Figma
- Canva
- AI tools për creative development
- Eksperiencë në design për Meta Ads