Përshkrimi
Vatan.al po kërkon të shtojë në ekip një Graphic Designer me ndjeshmëri të zhvilluar estetike, kuptim të qartë për branding-un dhe aftësi për të ndërtuar komunikim vizual profesional për markën Vatan.
Pozicioni mbulon përgatitjen e materialeve vizuale për rrjete sociale, fushata digjitale, reklamim outdoor, evente, horeca dhe materiale të ndryshme promovuese.
Detyrat
- Hartimi i materialeve vizuale për social media, fushata digjitale dhe komunikim në kanalet online.
- Dizajnimi i billboard-eve, posterave, banner-ave, citylight-eve dhe formateve të tjera për reklamim outdoor.
- Mirëmbajtja dhe avancimi i identitetit vizual të markës Vatan.
- Zhvillimi i materialeve promocionale për horeca, pikat e shitjes, eventet dhe aktivizimet e marketingut.
- Përgatitja e skedarëve finalë për print dhe digital në përputhje me standardet teknike.
- Krijimi i mockup-eve për prezantime, fushata dhe materiale marketingu.
- Bashkërendimi me ekipet e marketingut dhe partnerët kreativë për zbatimin e projekteve.
Kualifikimet
- Së paku 2–3 vite përvojë në Graphic Design, Branding, Advertising, FMCG, Horeca ose në agjenci kreative.
- Zotërim shumë i mirë i Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign.
- Portofol me punë përkatëse në branding, social media, print ose outdoor advertising.
- Njohuri të mira për tipografinë, ngjyrat, kompozimin dhe hierarkinë vizuale.
- Përvojë në përgatitjen e materialeve për print dhe digital.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve, organizim i mirë dhe aftësi për të punuar brenda afateve.
- Përvojë me marka birre, pije, horeca, evente ose produkte konsumi.
- Njohuri bazë në Motion Graphics, Adobe After Effects ose animime të thjeshta.
- Përvojë në Packaging Design, Label Design, Mockup-e dhe Retouching.
- Aftësi për ta përshtatur dizajnin sipas identitetit dhe objektivave të markës.
Çfarë ofrojmë
- Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt me një markë birre shqiptare që është në zhvillim.
- Angazhim në fushata marketingu, evente, lançime produktesh dhe projekte me ndikim të prekshëm në treg.
- Mjedis profesional pune dhe mundësi për rritje në karrierë.
- Hapësirë për kreativitet dhe për ndikim në zhvillimin vizual të markës Vatan.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Portfolio me punët më të mira.