
Bëhu pjesë e StarPlusTV në rolin e Grafistit/es dhe sill kreativitetin tënd në ekranin televiziv. Këtu do të jesh personi që krijon pamjen vizuale të programeve dhe përmbajtjes së kanalit.
Në përditshmërinë tënde do të dizajnosh grafikë, do të përgatitësh materiale vizuale për emisione e rrjete sociale dhe do të kontribuosh në identitetin pamor të kanalit. Do të punosh në një ambient mediatik dinamik, ku kreativiteti vlerësohet çdo ditë.
Nëse je i/e apasionuar pas dizajnit dhe medias, kjo është mundësia për të shprehur talentin tënd.