
Bëhu pjesë e StarPlusTV në rolin e Gazetarit/es dhe bëhu zëri që sjell historitë e vërteta te shikuesit. Këtu do të jesh personi që heton, raporton dhe informon me përgjegjësi e profesionalizëm.
Në përditshmërinë tënde do të mbledhësh informacion, do të përgatitësh e raportosh lajme dhe do të komunikosh ngjarjet me saktësi. Do të punosh në një ambient mediatik dinamik, ku kreativiteti dhe etika gazetareske vlerësohen çdo ditë.
Nëse je i/e apasionuar pas medias, komunikues dhe me dëshirë për punë, kjo është mundësia për të ndërtuar karrierën tënde në gazetari.