DHL po kërkon punonjës për rolin e Gateway Agent
Roli i përgjithshëm:
Aktivitete operacionale në objektin e DHL në Tiranë dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në përputhje me procedurat në Platformën Globale Standarde të Operimit, në mënyrë që kërkesat e klientëve dhe kërkesat e brendshme të plotësohen në mënyrë të organizuar, efiçente dhe të sigurt për shëndetin dhe sigurinë në punë.
- Aktivitetet ditore në procesin e eksportit, nga përgatitja e outbound deri në dërgimin në aeroport të materialeve ditore, duke përfshirë ripeshimin, kontrollin, etiketimin etj. të dërgesave në nisje
- Suport për aktivitetet ditore të importit
- Suport për proceset e magazinës
- Përpilimi i dokumentacionit të eksportit në përputhje me udhëzuesit dhe kërkesat lokale dhe të Global SOP
- Kontrolli i pajisjeve dhe mjeteve përpara fillimit të procesit të punës
Aftësitë/Kualifikimet:
- Aftësi shumë të mira komunikuese
- Frymë e punës në grup
- Aftësi kompjuterike
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze
- Aftësi shumë të mira në organizimin dhe menaxhimin e kohës
- Vëmendje ndaj detajeve
- Patentë