
Princeton School of Prishtina është në kërkim të një Fotograf/eje që të pasqyrojë në imazhe jetën aktive të shkollës, duke përfshirë ngjarjet, aktivitetet, emocionet dhe momentet që e bëjnë secilën ditë të veçantë.
Përvoja në këtë fushë vlerësohet si avantazh, por nuk është kusht i detyrueshëm.
Kjo pozitë u përshtatet edhe personave me talent dhe ide që synojnë të zhvillohen më tej. Inkurajohen veçanërisht edhe talentet e reja që dëshirojnë të ndërtojnë portfolio dhe përvojë profesionale.