OMNES kërkon Financier/e Senior
OMNES, në emër të një klienti, është në kërkim të një Financier/e Senior për t’iu bashkuar ekipit të kompanisë.
Vendndodhja: Pranë Galerisë, përballë Mon Amour, kati i dytë, Tiranë
Orari i punës:
- E hënë – E premte: 08:30–17:00
- E shtunë: 09:00–14:00, me rotacion një herë në muaj
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe ndjekja e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë
- Kontrolli dhe regjistrimi i faturave, pagesave dhe dokumentacionit financiar
- Monitorimi i të ardhurave, shpenzimeve dhe detyrimeve financiare
- Përgatitja dhe analizimi i raporteve financiare periodike
- Rakordimi i llogarive dhe ndjekja e transaksioneve financiare
- Sigurimi i saktësisë së të dhënave financiare dhe respektimi i procedurave përkatëse
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për mbarëvajtjen e proceseve financiare
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi
- Eksperiencë e konsiderueshme në pozicione financiare, preferohet në nivel senior
- Njohuri të mira të procedurave financiare, kontabilitetit dhe raportimit
- Aftësi të mira analitike dhe organizative
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Preferohet një profil me pjekuri profesionale dhe eksperiencë të konsoliduar në fushën e financës
Çfarë ofron kompania:
- Pagë mujore të kënaqshme
- Orar të qëndrueshëm pune gjatë javës
- Mundësi për të kontribuar në menaxhimin dhe organizimin financiar të kompanisë