Përshkrimi
PESPA ALUMIN SH.P.K. është në fazë zgjerimi të stafit dhe po kërkon të angazhojë një Financier/e me eksperiencë për t’iu bashkuar ekipit profesional.
Kandidatët që kanë të paktën 2-3 vite përvojë dhe synojnë të punojnë në një mjedis profesional, ku vlerësohen angazhimi dhe serioziteti, ftohen të konsiderojnë këtë mundësi.
Vendndodhja e punës është në Durrës, përballë Gjykatës së Apelit, në zonën e Shkozetit, Durrës.
Detyrat
- Të bëjë regjistrimin dhe verifikimin e faturave të blerjeve dhe shitjeve.
- Të ndjekë pagesat dhe arkëtimet në raport me klientët dhe furnitorët.
- Të kryejë rakordimin e bankave, arkës dhe llogarive financiare.
- Të përgatisë dhe të kontrollojë dokumentacionin financiar.
- Të hartojë raporte financiare periodike për menaxhmentin.
- Të sigurojë arkivimin dhe administrimin e saktë të dokumentacionit financiar.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për çështje që lidhen me financën dhe kontabilitetin.
Kualifikimet
- Diplomë në Financë, Kontabilitet ose dege Ekonomike.
- Përvojë pune në fushën e financës dhe kontabilitetit.
- Njohuri të mira në Excel dhe në programet financiare.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Nivel i lartë përgjegjshmërie dhe saktësie në punë.
- Minimumi 2-3 vite eksperiencë në rolin e financierit.