Finance Specialist
Pozita e Finance Specialist përqendrohet në mbështetjen e aktiviteteve të përditshme në financë dhe kontabilitet, duke garantuar regjistrime të sakta, dokumentacion të sistemuar dhe përditësim të vazhdueshëm të të dhënave financiare.
Përgjegjësitë kryesore
- Kryen regjistrimin dhe verifikimin e faturave të blerjes dhe shitjes, duke përfshirë përgatitjen dhe lëshimin e faturave për klientët.
- Evidenton importet dhe kostot përkatëse, si edhe administron dokumentacionin për import, eksport dhe doganë.
- Regjistron dhe mbikëqyr lëvizjet e mallrave dhe të inventarit.
- Përpunon transaksionet dhe faturimet ndërmjet kompanive.
- Bën rakordimin e të dhënave financiare me faturat, inventarin dhe dokumentacionin mbështetës.
- Hap dhe mirëmban artikujt, furnitorët dhe klientët në sistem.
- Monitoron faturat e hapura dhe pagesat e klientëve.
- Përgatit librat e blerjes dhe të shitjes, si dhe dokumentacionin përkatës tatimor.
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe arkivimin e rregullt të dokumentacionit financiar.
- Mbështet ekipin e Financës me raporte, transaksione bankare dhe detyra të tjera të përditshme.
Çfarë kërkojmë
- Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të afërt.
- Përvojë pune në financë ose kontabilitet.
- Njohuri të mira në Microsoft Excel dhe programe të tjera të paketës Microsoft Office.
- Përvojë në përdorimin e programeve financiare; përvoja me Microsoft Dynamics NAV / Navision vlerësohet si përparësi.
- Saktësi dhe përqendrim i lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira organizative dhe respektim i afateve.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Ndjenjë përgjegjësie, integritet dhe aftësi për të bashkëpunuar në ekip.
Çfarë ofrojmë
Ofron kushte të mira pune dhe mundësi për të punuar në një mjedis dinamik, si edhe për të fituar përvojë praktike në fusha të ndryshme të financës, kontabilitetit, importeve dhe inventarit.
Lokacioni
Prishtinë