
Riga Pharm po zgjerohet në Prishtinë dhe të kërkon ty si Farmacist/e, ku do të jesh një burim besimi për çdo klient që kërkon këshilla dhe kujdes për shëndetin. Në këtë rol do të ofrosh shërbim profesional dhe do të ndihmosh njerëzit të gjejnë zgjidhjet e duhura.
Puna jote e përditshme do të përfshijë këshillimin e klientëve, dhënien e barnave sipas recetës, menaxhimin e stokut dhe sigurimin e cilësisë e sigurisë në çdo shërbim. Do të veprosh në një ambient profesional ku zhvillimi dhe trajnimet e vazhdueshme janë pjesë e kulturës.
Nëse ke pasion për farmacinë dhe kujdesin ndaj njerëzve, kjo është mundësia jote për t'u rritur profesionalisht me Riga Pharm.