Përshkrimi
Kërkohet Elektricist për punime civile / Drejtues Grupi.
Kandidati duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional në drejtimin Elektrik.
Detyrat
- Të organizojë dhe të planifikojë zbatimin e punimeve elektrike në objekt.
- Të udhëheqë dhe të koordinojë ekipin e punës në terren.
- Të hartojë listën e materialeve dhe të veglave të nevojshme për realizimin e punimeve.
- Të kryejë instalimin dhe montimin e pajisjeve sipas projekteve dhe udhëzimeve përkatëse.
- Të raportojë te personat përgjegjës mbi gjendjen dhe ecurinë e objektit.
- Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me personat përgjegjës në vendin e punës.
- Të monitorojë zbatimin e rregullave të sigurisë teknike në kantier.
- Të përmbushë edhe detyra të tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për punime elektrike në ndërtesa civile dhe industriale.
- Të kuptojë vizatimet teknike, përfshirë skemat dhe diagramet e lidhjeve elektrike.
- Të njohë në nivel shumë të mirë materialet elektrike dhe mjetet e punës.
- Të jetë i aftë të evidentojë dhe të përcaktojë materialet e nevojshme për mirëmbajtje dhe për punime të ndryshme rutinë të rrjetit elektrik.
- Të ketë aftësi për menaxhimin e një grupi elektricistësh.
- Të ketë të paktën 8 vjet eksperiencë pune dhe minimumi 1 vit përvojë të mëparshme në një pozicion të ngjashëm.
- Të ketë njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit Teknik.
- Të ketë njohuri të mira për sistemet e rrymave të dobta.
- Të ketë njohuri bazë nga sistemet ngrohje-ftohje.
- Të jetë i gatshëm të punojë në çdo qytet të Shqipërisë.
- Të disponojë leje drejtimi të kategorisë B.
Paga neto për këtë pozicion varion nga deri në .