Përshkrimi
Alumil Albania, e vendosur në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, ushtron aktivitetin në Shqipëri prej vitit 2004 dhe renditet ndër kompanitë më të mëdha të tregut shqiptar në prodhimin dhe tregtimin me pakicë e shumicë të produkteve të aluminit. Alumil Albania bën pjesë në Alumil S.A., me seli në Selanik-Greqi, grupi më i madh privat në Europën Jug-Lindore për ekstrudimin e aluminit, sipas kapaciteteve prodhuese për sisteme të plota profilesh alumini. Për të përmbushur nevojat e saj, kompania kërkon personel me përvojë për pozicionin e mëposhtëm:
Elektricist
Detyrat
Synimi i Pozicionit: Të kryejë instalimin, testimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve e pajisjeve elektrike/elektronike, të makinerive dhe të infrastrukturës elektrike të fabrikës.
Përgjegjësitë Kryesore
- Të instalojë, testojë dhe mirëmbajë sistemet elektrike dhe elektronike të makinerive e pajisjeve.
- Të diagnostikojë defektet e sistemeve dhe komponentëve elektrikë dhe të kryejë riparimet përkatëse.
- Të realizojë lidhjet e kabllove, transformatorëve dhe elementeve ndihmëse.
- Të kryejë kontrolle periodike për të zbuluar rreziqe ose defekte.
- Të propozojë masa për parandalimin e rreziqeve elektrike.
Kualifikimet
Arsimimi:
- Të ketë diplomë për Elektricist.
Përvoja profesionale:
- Përvoja në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit vlerësohet si përparësi.
Çfarë ofron kompania:
- Marrëdhënie punësimi në përputhje me Legjislacionin Shqiptar në fuqi.
- Transport në të dyja drejtimet në itinerarin Fabrika–Tiranë–Zogu i Zi–Unaza e Madhe e Tiranes–Astir, si edhe në itinerarin Fabrikë–Institut–Kamëz.
- Transport vajtje-ardhje përgjatë itinerarit Laknas–Bërxulle–Vorë–Fabrikë.
- Javë pune prej pesë ditësh, nga E Hënë deri E Premte.
- Organizim të punës në tre turne: Turni i I-rë 06:00-14:00, Turni i II-të 14:00-22:00 dhe Turni i III-të 22:00-06:00.
- Pagesë shtesë sipas Kodit të Punës për orët jashtë orarit dhe për punën e kryer të Shtunën ose të Dielën.
- Deklarim të plotë të pagës në Tatime, kalim të saj në Bankë dhe mbulim të plotë të sigurimeve nga Kompania.
- Pagë të trembëdhjetë, si dhe shpërblim vjetor të lidhur me arritjen e rezultateve.
- Leje vjetore prej 22 ditësh pune.
- Ditë pushimi gjatë Festave Zyrtare.
- Sigurim shëndetësor privat pa pagesë.
Dokumentet e kërkuara