Përshkrimi i punës
Vendndodhja e punës: Bougainville Bay Resort, Sarandë
Rreth pozicionit:
Bougainville Bay Resort synon të plotësojë ekipin e mirëmbajtjes me një Elektricist, i cili do të jetë përgjegjës për inspektimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e instalimeve elektrike në hapësirat e hotelit dhe të resortit.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
- Të inspektojë dhe të mirëmbajë rregullisht instalimet elektrike në dhoma, në hapësirat e përbashkëta dhe në ambientet e jashtme.
- Të zbulojë defektet elektrike dhe të kryejë riparimet e nevojshme në kohë.
- Të kontrollojë dhe të mirëmbajë sistemet e ndriçimit brenda dhe jashtë ambienteve.
- Të inspektojë panelet elektrike, prizat, çelësat dhe pajisjet elektrike.
- Të ndërhyjë për të zgjidhur problemet elektrike që raporton personeli i hotelit.
- Të ndihmojë ekipin e mirëmbajtjes në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
- Të respektojë procedurat e sigurisë në çdo ndërhyrje elektrike.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Të ketë përvojë të mëparshme në fushën e mirëmbajtjes elektrike.
- Të zotërojë njohuri praktike për instalimet elektrike dhe diagnostikimin e defekteve të tyre.
- Të jetë i aftë të realizojë riparime dhe të kryejë mirëmbajtje parandaluese.
- Të tregojë përgjegjshmëri e korrektësi dhe të bashkëpunojë me ekipin e mirëmbajtjes.