Përshkrimi
Vendi i punës: Bougainville Bay Resort, Sarandë
Rreth pozicionit:
Bougainville Bay Resort po kërkon një Elektricist që t’i bashkohet ekipit të mirëmbajtjes dhe të kryejë kontrolle, mirëmbajtje e riparime të instalimeve elektrike në hapësirat e hotelit dhe të resortit.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
- Të kontrollojë dhe mirëmbajë periodikisht instalimet elektrike në dhoma, hapësirat e përbashkëta dhe ambientet e jashtme.
- Të zbulojë defektet elektrike dhe të kryejë riparimet në kohë.
- Të inspektojë dhe mirëmbajë sistemet e ndriçimit brenda dhe jashtë ambienteve.
- Të verifikojë gjendjen e paneleve elektrike, prizave, çelësave dhe pajisjeve elektrike.
- Të ndërhyjë për të zgjidhur problemet elektrike që raportohen nga personeli i hotelit.
- Të ndihmojë ekipin e mirëmbajtjes në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
- Të ndjekë procedurat e sigurisë në çdo ndërhyrje në sistemet elektrike.
Kërkesat për kandidatin:
- Të ketë përvojë të mëparshme në fushën e mirëmbajtjes elektrike.
- Të zotërojë njohuri praktike për instalimet elektrike dhe diagnostikimin e defekteve të tyre.
- Të jetë i aftë të kryejë riparime dhe punime mirëmbajtjeje parandaluese.
- Të tregojë përgjegjshmëri e korrektësi dhe të jetë i aftë të bashkëpunojë me ekipin e mirëmbajtjes.