Përshkrimi
Shoqëria Agro Blend Group është në kërkim të një Elektricisti ne Fabrike Prodhimi.
Detyrat
- Zbaton urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme apo të veçanta të punëdhënësit, duke respektuar aktet ligjore dhe nënligjore që lidhen me sigurinë, shëndetin dhe mjedisin në vendin e punës.
- Sigurohet që të gjitha aparaturat dhe pajisjet që funksionojnë me energji elektrike të jenë në gjendje të rregullt dhe në përputhje me rregullat teknike në fuqi.
- Identifikon dhe përcakton materialet që nevojiten për mirëmbajtjen rutinë dhe atë të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik.
- Mirëmban rrjetin ekzistues të linjave të furnizimit dhe shton linja të reja sipas kërkesave, mundësive teknike dhe kushteve të sigurisë teknike.
- Zbaton rregullat e sigurimit teknik gjatë kryerjes së punës.
Kualifikimet
Aftësitë
- Të ketë përvojë pune në pozicione të ngjashme të zbatimit.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira mbi elementet bazë të sistemit elektrik.
- Të ketë njohuri shumë të mira për rregulloren e sigurimit teknik.
- Të ketë aftësi të mira në instalime elektrike, si edhe në kontrollin dhe mirëmbajtjen e rrjetit.
- Të jetë i aftë të evidentojë, riparojë dhe raportojë problemet.