T&XH sh.p.k. kërkon Ekonomiste
Tiranë | Me kohë të plotë
T&XH sh.p.k. po zgjeron ekipin dhe kërkon një Ekonomiste me të paktën 2 vite përvojë pune.
Në këtë rol do të mbështesni departamentin e financës në regjistrimet kontabël, rakordimet dhe monitorimin e kostove në kantiere. Do të punoni në projekte ndërtimi private dhe publike, brenda një ekipi profesional dhe në rritje.
Përgjegjësitë:
- Regjistrimi i faturave të shitjes dhe të blerjes, si dhe i lëvizjeve të arkës dhe të bankës
- Mbajtja dhe rakordimi i orëve të punës
- Monitorimi i gjendjes dhe i konsumit të karburantit
- Rakordimi me inxhinierët i raportimeve të hyrjeve dhe daljeve nga kantieret, si dhe i çdo shpenzimi të kryer në terren
- Rakordimet me furnitorët dhe me klientët
- Rakordimi me përgjegjësen e financës i të dhënave të platformës
- Raportimi i problematikave dhe i mbarëvajtjes së punës
- Asistimi në çdo proces të nevojshëm brenda departamentit, sipas fluksit të punës
Kërkesat:
- Diplomë Bachelor ose Master në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet
- Minimumi 2 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm
- Përdorim i programeve financiare (kryesisht Financa 5) dhe i Excel-it
- Qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problematikave dhe bashkëpunimit për mbarëvajtjen e punës
- Saktësi, organizim dhe aftësi për të punuar me afate
Përbën avantazh:
- Njohuri të mira të kontabilizimeve mujore dhe të llogaritjes së kostove të importit
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë pune të qëndrueshme dhe pagë konkurruese
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
- Mundësi zhvillimi profesional brenda kompanisë