Përshkrimi
Trita Hospital po e zgjeron veprimtarinë e saj dhe është në kërkim të një Ekonomiste.
Detyrat
- Evidentimi i faturave të shitjes dhe të blerjes për shpenzimet dhe të ardhurat.
- Regjistrimi i veprimeve të magazinës dhe pajtimi i lëvizjeve të materialeve.
- Verifikimi i hollësishëm i shpenzimeve dhe i të ardhurave mujore të realizuara.
- Pajtimi me bankat, barazimi i llogarive mujore dhe kontrolli i saktësisë së pasqyrimit të transaksioneve bankare në kontabilitet.
- Ndjekja e detyrimeve ndaj furnitorëve dhe nënkontraktorëve, si edhe plotësimi i urdhërpagesave.
- Hartimi i raporteve financiare në baza mujore, gjashtëmujore dhe vjetore.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar fakultetin ekonomik, në degën Financë ose Kontabilitet.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për programin Alfa Premium.
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune si financiere ose ekonomiste.
- Të karakterizohet nga saktësia, produktiviteti dhe aftësia për të respektuar afatet.
- Të jetë bashkëpunuese me stafin e departamentit.
- Të ruajë konfidencialitetin dhe të tregojë etikë të lartë profesionale.