Kompania: HARST Group SH.P.K.
Lokacioni: Suharekë
Pozicioni: Ekonomiste – 1 (nje) pozite
Kërkesat:
- Të ketë diplomë universitare nga Fakulteti Ekonomik në drejtimin Financë, Kontabilitet, Bankë dhe Financa, ose në një fushë të përafërt.
- Të zotërojë përvojë profesionale në financa, ekonomi apo kontabilitet.
- Të ketë punuar me përpunimin dhe verifikimin e faturave dhe dokumenteve financiare.
- Të ketë aftësi të zhvilluara organizative dhe analitike.
- Të tregojë përpikëri dhe kujdes të lartë për detajet.
- Të jetë në gjendje t'u përmbahet afateve dhe procedurave të punës.
- Të mund të punojë në mënyrë të pavarur, si edhe në ekip.
Detyrat kryesore:
- Regjistron dhe verifikon faturat hyrëse dhe dalëse.
- Përgatit dhe regjistron pagesat e kompanisë.
- Harton dokumentacionin e nevojshëm për pagesat bankare.
- Regjistron dhe kontrollon shpenzimet e kompanisë.
- Bashkëpunon me kontabilistin dhe menaxhmentin për çështje financiare.
- Verifikon dokumentet financiare të projekteve dhe kontratave.
- Monitoron pagesat dhe arkëtimet nga klientët, si dhe detyrimet ndaj furnitorëve.
- Sistemon dhe arkivon dokumentacionin financiar.
- Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara nga menaxhmenti.
Kushtet e punës
- Ofron kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullores së brendshme të kompanisë.
- Orari i punës është 08:00 – 16:00.
- Pagesë konkurruese.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Përgjegjësitë dhe detyrat janë të përcaktuara qartë për këtë pozitë.