Përshkrimi
Imi Pharma Albania shpk renditet ndër kompanitë më të konsoliduara në tregun farmaceutik në Shqipëri, me fokus në shpërndarjen e barnave për përdorim human dhe veterinar. Veprimtaria e saj përfshin tregtimin me shumicë, import-eksportin e produkteve farmaceutike për sektorin human dhe veterinar, pajisjeve mjekësore, si edhe angazhime të tjera brenda fushës së shëndetësisë.
Vendi i punës ndodhet në Xhafzotaj, Durrës.
Për shkak të zgjerimit të ekipit, kompania synon të angazhojë një Ekonomist/e.
Detyrat
- Hartimi dhe emetimi i faturave të shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
- Evidentimi i transaksioneve të përditshme të arkës.
- Hedhja e dokumentacionit në programin Financa 5 dhe përditësimi i saktë i të dhënave në sistem.
- Menaxhimi dhe administrimi i dokumenteve që lidhen me shitjet dhe arkën.
- Sistemimi dhe arkivimi i dokumentacionit në mënyrë të rregullt, të saktë dhe lehtësisht të qasshme.
- Kryerja e rakordimeve periodike me klientët dhe monitorimi i pagesave.
- Ndjekja e proceseve të magazinës dhe verifikimi i përputhjes së tyre me evidencat kontabël.
- Përpilimi i raporteve periodike sipas kërkesave të menaxhmentit.
- Zbatimi me korrektësi i afateve për dorëzimin e dokumentacionit dhe të raporteve.
- Realizimi i detyrave të tjera që lidhen me këtë funksion, në varësi të nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare nga Fakulteti i Ekonomisë.
- Njohja e programit Financa 5 konsiderohet përparësi.
- Njohuri shumë të mira në paketën Microsoft Office.
- Shkathtësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.