Përshkrimi
Kompania është në kërkim të një Ekonomist/e me të paktën 5 vite përvojë pune.
Detyrat
Kjo pozitë merret me përgatitjen e informacionit financiar të nevojshëm dhe me hedhjen e të dhënave financiare në sistemin kontabël të shoqërisë, Financa 5, duke u mbështetur në dokumentacion si faturat, arka dhe statement-et bankare. Përfshihen këto përgjegjësi:
- Regjistrimi i transaksioneve të bankës dhe arkës
- Hartimi i listëpagesave
- Mbikëqyrja e klientëve dhe furnitorëve
- Përgatitja e deklarimeve dhe rakordimeve që lidhen me marrëdhëniet me shtetin
- Kryerja e funksioneve dhe detyrave kryesore që lidhen me raportet e shoqërisë me organet tatimore dhe institucione të tjera shtetërore
- Kryerja e funksioneve dhe detyrave kryesore në lidhje me aktivitetin financiar të shoqërisë
- Kryerja e funksioneve dhe detyrave kryesore që kanë të bëjnë me raportimet periodike për ortakët
- Përgatitja e pasqyrave financiare të shoqërisë dhe raportimi periodik tek ortakët e saj
Ky përshkrim nuk i përmbledh të gjitha angazhimet e mundshme. I punësuari mund të ngarkohet edhe me detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në Financë/ Kontabilitet ose në fusha të ngjashme
- Mbi 5 vite përvojë në Financë/ Kontabilitet
- Njohuri shumë të mira të politikave financiare dhe fiskale
- Njohje me Standartet Kombetare te Kontabilitetit
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze
- Njohja e sistemit Financa 5, si edhe kualifikimet që lidhen me sektorin e prodhimit dhe distribucionit, përbëjnë avantazh
- Aftësi për punë në grup
Ofrohet pagë mbi nivelin e tregut.