Përshkrimi i punës
Ofrohet vend pune për Ekonomist/e në Durres.
Përgjegjësitë
- Të regjistrojë faturat e blerjes dhe të shitjes dhe të verifikojë saktësinë e tyre.
- Të mirëmbajë dokumentacionin financiar e kontabël dhe ta përditësojë atë.
- Të rakordojë llogaritë me klientët, furnitorët dhe bankat.
- Të hartojë raporte financiare në mënyrë periodike.
- Të ndjekë pagesat, arkëtimet dhe detyrimet.
- Të ndihmojë në hartimin e deklarimeve tatimore dhe të pasqyrave financiare.
- Të përmbushë edhe detyra të tjera që lidhen me administrimin financiar të kompanisë.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të ketë përvojë pune në role të ngjashme.
- Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office, sidomos Excel.
- Të njohë përdorimin e programit Financa 5.
- Të ketë aftësi të mira në organizim, analizë dhe komunikim.
- Të tregojë korrektësi e përgjegjshmëri dhe të punojë me vëmendje ndaj hollësive.
Përfitimet e ofruara:
- Pagesë konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës dhe kualifikimeve.
- Kushte pune në nivel shumë të mirë.
- Mjedis pune që mbështet profesionalizmin dhe bashkëpunimin.
- Mundësi për t'u zhvilluar dhe për të përparuar profesionalisht.
Dokumentet e kërkuara