Përshkrimi
Për të zgjeruar ekipin, T&XH sh.p.k. kërkon një Ekonomiste që ka të paktën 2 vite përvojë pune. Pozicioni përfshin mbështetjen e departamentit të financës për regjistrimet kontabël, rakordimet dhe ndjekjen e kostove të kantiereve. Puna zhvillohet në projekte ndërtimi private dhe publike, së bashku me një ekip profesional që po rritet.
Detyrat kryesore
- Regjistrimi i faturave për shitjet dhe blerjet, bashkë me veprimet e arkës dhe të bankës.
- Evidentimi dhe rakordimi i orëve të punës.
- Ndjekja e gjendjes së karburantit dhe e konsumit të tij.
- Bashkërendimi me inxhinierët për rakordimin e raporteve të hyrje-daljeve në kantiere dhe të të gjitha shpenzimeve të realizuara në terren.
- Kryerja e rakordimeve me furnitorë dhe klientë.
- Rakordimi i informacionit të platformës së bashku me përgjegjësen e financës.
- Raportimi mbi ecurinë e punës dhe problemet e hasura.
- Mbështetja e proceseve të nevojshme të departamentit në përputhje me fluksin e punës.
Kualifikimet e kërkuara
- Përfundimi i studimeve Bachelor ose Master në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet.
- Të paktën 2 vite përvojë profesionale në një rol të ngjashëm.
- Aftësi në përdorimin e programeve financiare, veçanërisht Financa 5, si edhe të Excel-it.
- Orientim drejt zgjidhjes së problemeve dhe bashkëpunimit për të siguruar ecurinë e mirë të punës.
- Aftësi organizative, saktësi dhe zotësi për të respektuar afatet.
- Njohuritë e mira për kontabilizimet mujore dhe për përllogaritjen e kostove të importit vlerësohen si avantazh.
Përfitimet që ofrojmë:
- Kontratë e qëndrueshme pune dhe pagë në nivel konkurrues.
- Mjedis profesional ku nxitet bashkëpunimi.
- Mundësi për zhvillim profesional brenda kompanisë.
Dokumentet e kërkuara