KONKURS PËR EDUKATORE NË KIDS ACADEMY
Kids Academy po kërkon një edukatore/edukator të përkushtuar për t'iu bashkuar ekipit dhe për të mbështetur edukimin e zhvillimin e fëmijëve. Kandidatët me dëshirë për punë me fëmijë dhe për krijimin e një mjedisi arsimor frymëzues inkurajohen të aplikojnë.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Diplomë universitare në Arsim Parashkollor, Pedagogji, Psikologji ose në fusha të përafërta.
- Përvojë profesionale.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Njohuri për zhvillimin e fëmijëve.
- Fleksibilitet dhe kreativitet në përdorimin e metodologjive mësimore.
- Certifikimet nga trajnime të ndryshme në edukimin parashkollor konsiderohen përparësi.
Çfarë ofron Kids Academy:
- Mjedis pune miqësor dhe përkrahës, ku çmohet rritja personale dhe profesionale e stafit.
- Trajnime të rregullta dhe mundësi për zhvillim të vazhdueshëm në arsimin parashkollor.
- Paketë atraktive page dhe përfitimesh, përfshirë mbështetje shtesë për stafin.
- Mundësi bashkëpunimi me një ekip të përkushtuar dhe të apasionuar pas edukimit dhe kujdesit për fëmijët.
Dokumentet e kërkuara:
Adresa: [Lagja Nic, Cagllavicë, Prishtinë]