Rreth kompanisë dhe pozicionit
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani pioniere në zhvillimin dhe nismat për turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Destinacionet e hotelerisë dhe resortet elitare të krijuara dhe të administruara nga ATDG përfshijnë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). Kompania ofron mundësinë për të kontribuar në të ardhmen e turizmit të përgjegjshëm dhe për të sjellë ndikim pozitiv kudo. Për ata që kërkojnë siguri në punë, zhvillim në karrierë dhe shpërblim të mirë financiar pas çdo avancimi, ATDG ofron këto mundësi dhe kërkon të punësojë një Drejtor Strukture.
Përgjegjësitë
- Të udhëheqë të gjitha departamentet e hotelit dhe të bashkërendojë veprimtarinë e tyre.
- Të garantojë respektimin e standardeve për shërbimin dhe mikpritjen.
- Të hartojë strategjitë operacionale dhe financiare dhe të sigurojë zbatimin e tyre.
- Të administrojë buxhetin e kostot dhe të punojë për shtimin e të ardhurave.
- Të përzgjedhë, trajnojë dhe motivojë personelin drejtues dhe operacional.
- Të mbajë marrëdhënie të shkëlqyera me klientët, partnerët dhe furnitorët.
- Të ndjekë nivelin e kënaqësisë së klientëve dhe t'u japë zgjidhje profesionale ankesave.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Menaxhim Hotelerie, Biznes ose në fusha të afërta.
- Të ketë punuar më parë si General Manager ose në detyra të nivelit të lartë drejtues në hotele luksoze.
- Të zotërojë aftësi të shkëlqyera për udhëheqje dhe komunikim.
- Të njohë shumë mirë funksionimin operacional të hoteleve dhe administrimin financiar.
- Të jetë i aftë të marrë vendime strategjike dhe të përballojë punën nën presion.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze; njohja e gjuhëve të tjera vlerësohet si përparësi.
Departamenti për Burime Njerëzore i Agikons. Sh. P. K
Vendndodhja: Në Bllokun Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.
Dokumentet e kërkuara