
Bashkia e Tiranës kërkon një drejtues të aftë për pozitën Drejtor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor pranë Policisë së Bashkisë së Tiranës. Nëse ke arsim të lartë dhe kërkon një rol me ndikim në menaxhimin e trafikut dhe qarkullimit në kryeqytet, kjo pozitë është për ty.
Në këtë rol do të organizosh, drejtosh dhe kontrollosh zbatimin e detyrimeve të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor, do të kontrollosh zbatimin e rregullave të qarkullimit sipas Kodit Rrugor dhe do të bashkëpunosh me Policinë Rrugore. Do të planifikosh dhe menaxhosh shërbimet për zhvillimin normal të aktiviteteve dhe do të kontrollosh rregullat për parkimet, liçencat, trotuaret dhe hapësirat publike.
Është një pozitë drejtuese që kërkon organizim, vendosmëri dhe njohuri të thelluara për të garantuar qarkullim të sigurt dhe të rregullt në territorin e Bashkisë Tiranë.
Kërkesa, jetëshkrimi, fotokopja e kartës së identitetit, fotokopjet e noterizuara të diplomës, 2 foto 4x6 cm, raporti mjekoligjor, çertifikata e gjendjes gjyqësore, vërtetim nga prokuroria, vërtetim nga gjykata, dokumentet për përvojën e punës apo librezën e punës, vlerësimi i fundit i punës (kur vjen nga administrata publike), vërtetim për masa disiplinore, vërtetim nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës.
Konkurimi zhvillohet në faza: testim me shkrim (kalues 60%, 36 pikë), testim fizik (kalues mbi 60%, 12 pikë) dhe intervistë. Totali i vlerësimit është 100 pikë (60 testimi me shkrim, 20 testimi fizik, 20 intervista). Kandidatët që marrin mbi 60 pikë janë fitues. Afati i ankimit është 5 ditë kalendarike.