NJËSIA PËR MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE
Nr. 13-111/01-0060570/26
Dt. 02.10.2026
Në mbështetje të neneve 89 dhe 90 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, neneve 12, 13 dhe 14 të Ligjit Nr. 08/L-245 për Artin dhe Kulturën, Rregullores (Mkrs) Nr. 01/2026 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Drejtorit në Institucionet e Artit dhe Kulturës, neneve 5, 11 dhe 12, si edhe kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të datës 02.10.2026, shpallet konkursi publik.
DREJTORIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
Institucioni: Teatri i Qytetit “Avdush Hasani” - Komuna e Podujevës
Kategoria funksionale: Nivel Drejtues
Koeficienti: 10
Lloji i emërimit: Me mandat pesë (5) vjeçar
Përgjegjësitë e punës
- Udhëheq institucionin në bazë të strategjisë ose programit dhjetëvjeçar zhvillimor organizativ, artistik dhe profesional të institucionit, për të cilin zgjidhet në pozitën e drejtorit.
- Drejton dhe mbikëqyr aktivitetet artistike, kulturore, administrative e organizative, duke zbatuar standardet dhe praktikat më të mira vendore e ndërkombëtare.
- Administron burimet financiare, njerëzore dhe teknike, duke garantuar përdorimin e tyre efikas e të qëndrueshëm në pajtim me legjislacionin në fuqi, përfshirë gjetjen e burimeve alternative të financimit.
- Përfaqëson institucionin në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe nis, zhvillon e mirëmban bashkëpunime me institucione homologe dhe institucione të tjera vendore e ndërkombëtare për zhvillimin e sektorit dhe institucionit.
- Siguron përmbushjen e rolit të institucionit publik të artit dhe kulturës në shoqëri, përmes prodhimit dhe ofrimit të veprimtarive kulturore, edukimit në art e kulturë, zgjerimit të audiencës dhe forcimit të vetëdijes shoqërore për artin dhe kulturën.
- Përmbush edhe detyrat e tjera të përcaktuara nga Ligji për Artin dhe Kulturën dhe legjislacioni në fuqi.
Kriteret e veçanta për zgjedhjen e Drejtorit të Teatrit të Qytetit
- Të ketë arsimim universitar dhe diplomë të nivelit të parë (Bachelor), të dytë (Master) ose të tretë (Doktoraturë) në fushën e përgjegjësisë së Teatrit ose në fusha të tjera që lidhen drejtpërdrejt me mandatin e institucionit.
- Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë profesionale në fushën përkatëse të institucionit të artit dhe kulturës ose të trashëgimisë kulturore, prej të cilave:
- Së paku tri (3) vite përvojë në pozitë drejtuese; ose
- Së paku dy (2) vite përvojë në pozitë drejtuese dhe diplomë të nivelit të dytë të arsimit të lartë (master); ose
- Së paku një (1) vit përvojë në pozitë drejtuese dhe diplomë të nivelit të tretë të arsimit të lartë (doktoraturës).
- Të paraqesë vizion dhe program të shkruar dhjetëvjeçar për institucionin, i cili duhet të përfshijë:
- Strategjinë për zhvillimin artistik dhe organizativ të institucionit, si edhe planin e veprimit;
- Planin për zhvillimin e marrëdhënieve me publikun, me synim zhvillimin dhe rritjen e audiencës;
- Planin e arritjeve dhe zhvillimeve në arsimin artistik e kulturor;
- Strategjinë për mobilizimin e burimeve financiare;
- Angazhimin për bashkëpunime ndërkombëtare dhe zhvillimin e diplomacisë kulturore;
- Mënyrën e realizimit të objektivave përmes indikatorëve, si dhe planin për monitorimin e performancës dhe menaxhimin e rreziqeve.
- Të zotërojë njohuri të përgjithshme për artin dhe kulturën, veçanërisht në fushën përkatëse për të cilën konkurron.
- Të ketë aftësi organizative dhe drejtuese për institucione të mëdha e komplekse, përfshirë njohuri financiare, buxhetore dhe të shërbimit civil.
Kriteret e përgjithshme për zgjedhjen e Drejtorit të Teatrit të Qytetit
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, shtetas i huaj, pjesëtar i diasporës ose shtetas i një vendi me të cilin Republika e Kosovës ka marrëveshje bashkëpunimi, dhe të posedojë kualifikimet e nevojshme për vendin e punës sipas kërkesave përkatëse ose specifikave të aktit nënligjor që buron nga neni 9, paragrafi 3, i Ligjit për Zyrtarët Publikë.
- Të ketë zotësi të plotë veprimi në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të zotërojë së paku njërën prej gjuhëve zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i aftë për kryerjen e detyrës përkatëse dhe të plotësojë kërkesat profesionale e ligjore të institucionit.
- Të mos jetë dënuar për kryerje të veprës penale me dashje.
- Të mos ketë masë disiplinore aktive për shkelje të rëndë në institucion publik.
Mënyra e vlerësimit
Testimi me shkrim vlerësohet deri në njëzet (20) pikë, ndërsa intervistimi deri në tetëdhjetë (80) pikë.
Dokumentet e kërkuara
- Formulari i plotësuar i aplikimit.
- Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës apo të shtetësisë së huaj, sipas specifikave të aktit nënligjor që buron nga neni 9, paragrafi 3, i Ligjit për Zyrtarët Publikë.
- Jetëshkrim (CV) i përditësuar, me të dhëna të hollësishme personale, profesionale dhe akademike, ku përfshihen:
- Niveli i arsimit dhe institucioni arsimor;
- Përvoja e punës, duke përfshirë emrin e punëdhënësit, pozitën, kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës, detyrat dhe përgjegjësitë e mbuluara, numrin dhe llojin e personelit nën mbikëqyrje, si dhe adresën dhe kontaktin e punëdhënësit paraprak;
- Njohuritë e gjuhëve të huaja;
- Informata për trajnimet, kualifikimet profesionale, specializimet, aftësitë e veçanta dhe publikimet.
- Kopja e diplomës së kërkuar në konkurs dhe e të dhënave nga institucioni arsimor; për diplomë të fituar jashtë vendit kërkohet vërtetimi i nostrifikimit ose akti që dëshmon se diploma është në procedurë nostrifikimi, me kusht që nostrifikimi të dorëzohet deri në nënshkrimin e aktit për emërim në pozitë.
- Kopje e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës, që përcakton pozitën dhe kohëzgjatjen e angazhimit. Për dëshmi punësimi jashtë institucioneve publike, duhet të bashkëngjitet pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore, në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
- Certifikatë origjinale mbi dënimet penale e lëshuar nga gjykata, e cila dëshmon se kandidati nuk është dënuar për vepër penale me dashje dhe që nuk është më e vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
- Dokument që paraqet platformën me vizionin dhe programin dhjetëvjeçar për udhëheqjen e institucionit.