Shtëpia botuese Dukagjini kërkon talent të ri për pozitën Dizajner/e Grafik/e dhe Ilustrator/e
Në rolin e Dizajnerit/es Grafik/e dhe Ilustrator/es te Shtëpia botuese Dukagjini do t’u jepni formë vizuale librave që arrijnë te mijëra lexues. Nga kopertina deri te formati i brendshëm, puna juaj do të përcaktojë përvojën e leximit për çdo botim.
Dita juaj do të përfshijë krijimin e ilustrimeve dhe elementeve vizuale, zgjedhjen e fonteve dhe përgatitjen e materialeve për shtyp. Do të kontribuoni gjithashtu në materialet e marketingut si postera, broshura dhe reklama online që promovojnë librat.
Kjo është mundësia e duhur për dikë që dëshiron të punojë në projekte botuese dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të një ekipi kreativ, në një shtëpi botuese me emër në treg.
- Dizajnim dhe krijimi i kopertinave tërheqëse për librat artistikë dhe shkollorë
- Harton formatin e brendshëm të librit, duke përfshirë zgjedhjen e fonteve, vijat dhe elementet vizualë të tjerë për të bërë leximin e librit një përvojë tërheqëse për lexuesit
- Krijimi i ilustrimeve, grafika apo elemente vizuale të tjera për të plotësuar dhe përforcuar përmbajtjen e librave
- Përgatitja për shtyp duke siguruar që të gjitha elementet grafike dhe teksti janë në formatin e duhur dhe të gatshëm për shtypin e librit
- Ndihmon në krijimin e materialeve të marketingut si postera, broshura, reklama online dhe materiale promovuese të tjera për të reklamuar dhe promovuar librin
- Realizon ilustrime për botime të ndryshme
Të dhëna shtesë
- Pozita: Dizajner/e Grafik/e dhe Ilustrator/e, Prishtinë, full-time (me orar të plotë)
- Kandidati/ja duhet të ketë interes për artin, letërsinë, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe përvojë të dëshmuar në këtë fushë
Kualifikimet:
- Përvojë e dëshmuar në fushën e dizajnit/ilustrimit/artit grafik
- Njohja e programeve përkatëse të dizajnit (Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign, etj.)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi
- Mendimtar kreativ me aftësi për të zhvilluar strategji inovative
- Aftësi organizimi për të menaxhuar projekte dhe për t’i respektuar afatet e caktuara