Ndërmarrja Kulinare SHPK, me bazë në Graçanicë, merret me furnizimin e sektorit të gastronomisë me pajisje dhe vegla për hoteleri. Kompania po kërkon punëtorë të përkushtuar që të bëhen pjesë e ekipit.
1. Depoist dhe shpërndarës i mallit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.
- Sistemon mallin në hapësirat përkatëse.
- Kontrollon mallin e pranuar dhe, nëse konstaton dëmtime, njofton Menaxherin.
- Pranon faturat dhe përgatit porositë për daljen e mallrave nga depoja.
- Bën ngarkimin e kamionëve për dërgimin e porosive dhe realizon shpërndarjen e mallit në pikat e përcaktuara.
- Përkujdeset për mirëmbajtjen e
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Përvojë e ngjashme prej së paku 2 viteve.
- Aftësi të mira në komunikim dhe planifikim.
- Gatishmëri për punë në ekip.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
Ne ofrojmë:
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
- Pagë konkurruese.
- Kompensim për orët shtesë.
- Marrëdhënie pune, orar dhe pushime të rregulluara sipas Ligjit të Punës 03/L-212.
Afati i konkursit është i vlefshëm deri më 21 shtator 2026.