PATRON DANTEL
VEND I LIRË PUNE – DEPOIST
PREZANTIMI I KOMPANISË
Patron Dantel merret me shitjen e materialeve tekstile, dantellave dhe aksesorëve për modë dhe ka një vend të lirë për Depoist në Prishtinë. Për këtë pozitë, kompania kërkon të plotësojë ekipin me një person të zellshëm, të përgjegjshëm dhe të organizuar.
DETYRAT KRYESORE DHE PËRGJEGJËSITË
- Të marrë në dorëzim mallrat dhe t’i vendosë në mënyrë të sistemuar në depo;
- Të kryejë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave;
- Të bëjë gati produktet në përputhje me kërkesat;
- Të verifikojë stokun dhe të kujdeset për organizimin e tij;
- Të mbajë depon të rregullt dhe të pastër;
- Të përmbushë edhe detyra të tjera që lindin nga nevojat e punës.
KRITERET E KUALIFIKIMIT
- Eksperienca në pozita të ngjashme konsiderohet avantazh;
- Qasje e përgjegjshme dhe korrekte ndaj punës;
- Vullnet për të kryer punë fizike;
- Zotësi për të bashkëpunuar me ekipin;
- Përpikëri në kryerjen e punës dhe aftësi të mira organizative.
PËRFITIMET TE PATRON DANTEL
- Pagesë bazë prej 700 € bruto;
- Mjedis pune i këndshëm dhe i qëndrueshëm;
- Mbështetje dhe trajnim gjatë ushtrimit të punës;
- Kontratë pune në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Perspektivë për bashkëpunim në afat të gjatë.
Dokumentet e kërkuara