Depoist
AutoPjesë PARTNER ka mbi 20 vite aktiviteti. Me 29 filiale dhe më shumë se 150 punonjës, kompania shquhet si e vetmja në rajon me shtrirje në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Magazina qendrore është e pajisur me teknologji bashkëkohore që e lehtëson procesin e punës. Ekipi i depos kujdeset për furnizimin e vazhdueshëm të të gjitha filialeve të kompanisë.
Pozita është në Korishë.
Ne ofrojmë kushte pune më të favorshme se standardi i tregut, përfshirë:
- Orar standard të punës ose angazhim part time
- Pagë mbi mesataren, në varësi të përvojës
- Sigurim shëndetësor 24/7
- Pajisje moderne që ndihmojnë punën në depo
- Mundësi për rritje dhe avancim në aspektin profesional
- Transport i siguruar nga kompania për kandidatët nga Prizreni dhe Dragashi
Detyrat
- Pranimi i mallrave dhe vendosja e tyre në rafte
- Përgatitja e porosive për filiale dhe klientë
- Verifikimi i sasisë së produkteve gjatë pranimit dhe shpërndarjes
- Mbajtja e rendit dhe organizimit në ambientet e magazinës