Viva Fresh Store hap konkurs për pozitën Department Menaxher/e – Aktash (Prishtinë)
Pozita e Department Menaxher/e te Viva Fresh Store në Aktash të jep përgjegjësinë e një departamenti të tërë brenda marketit. Do të organizosh dhe koordinosh proceset e përditshme të punës, duke u kujdesur që standardet dhe procedurat e kompanisë të ndiqen në çdo hap.
Në përditshmëri do të kontribuosh në mbarëvajtjen e shitjes, në shërbimin ndaj konsumatorëve dhe në menaxhimin e produkteve të departamentit tënd. Komunikimi efektiv me ekipin është çelësi i rezultateve.
Pika e re në Aktash po formon ekipin e saj, prandaj kjo është një mundësi e mirë për të hyrë që në fillim dhe për të ndërtuar karrierë në një kompani me trajnime të certifikuara dhe mundësi avancimi.
Detyrat
- Organizimi, koordinimi dhe realizimi i proceseve të përditshme të punës, në përputhje me pozitën dhe nivelin e përgjegjësisë
- Sigurimi i zbatimit të standardeve operacionale, procedurave të brendshme dhe politikave të kompanisë
- Kontributi në mbarëvajtjen e aktiviteteve të shitjes, shërbimit ndaj konsumatorëve dhe menaxhimit të produkteve, sipas fushës së përgjegjësisë
- Kujdesi për cilësinë e shërbimit, saktësinë në kryerjen e detyrave dhe ruajtjen e standardeve të punës
- Bashkëpunimi dhe komunikimi efektiv me ekipin dhe strukturat përgjegjëse për realizimin e objektivave të kompanisë
- Respektimi i rregullave të sigurisë, higjienës dhe disiplinës në vendin e punës
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me natyrën e pozitës, në përputhje me përshkrimin e vendit të punës dhe legjislacionin në fuqi
Çka ofrojmë
- Vetëm 5 ditë pune në javë – 2 ditë pushim për balancë më të mirë jetë/punë
- Sigurim shëndetësor për më shumë siguri dhe kujdes
- Mundësi reale për avancim dhe zhvillim në karrierë
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh
- Lokacioni: Aktash, Prishtinë (hapje e re)