Përshkrimi
ECFA Sh.a është një institucion financiar mikrokredie që ka nisur aktivitetin në treg për t’u ofruar individëve kredi konsumatore pa kolateral, me shërbim të shpejtë dhe një proces huamarrjeje të thjeshtuar, duke ruajtur sigurinë dhe komoditetin e klientëve.
Skuadra jonë përfshin profesionistë të fushës financiare, IT dhe shërbimit ndaj klientit, secili me ekspertizë në profilin e vet. Si rezultat i zgjerimit në zona të reja, kompania po kërkon kandidatë për rolin Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë.
Detyrat
- Mban komunikim etik dhe profesional me klientët që kanë vonesa në shlyerjen e kredisë, përmes kanaleve të ndryshme të vëna në dispozicion nga kompania, si telefoni, SMS, e-mail dhe rrjetet sociale, me synimin për t’i rikthyer në gjendje standarde pagese.
- Vlerëson kapacitetin pagues të klientëve dhe diskuton me ta një plan të ri këstesh ose propozon ristrukturimin e kredisë.
- Pas dakordësimit për pagesën, ndjek realizimin e saj për të verifikuar që klienti po i zbaton kushtet e marrëveshjes së arritur.
- Përditëson statusin e klientit në sistemin e administrimit të kredive pas çdo komunikimi të zhvilluar.
- Regjistron me kujdes në profilin e klientit, në sistemin e administrimit të kredive, çdo informacion të marrë gjatë komunikimit.
- E njofton klientin për shumën e detyrimit të prapambetur, duke i sqaruar arsyet për secilin komponent të këstit të kredisë dhe duke i paraqitur alternativat e mundshme për uljen e ditëve të vonesës.
- I propozon supervizorit faljen e penaliteteve ose komisioneve, në varësi të fushatave në fuqi, dhe më pas verifikon që klienti ka kryer pagesën përkatëse dhe që kredia ka marrë statusin e duhur.
- Mbështet kolegët dhe bashkërendon me ta veprimtaritë operacionale për të garantuar një shërbim sa më profesional ndaj klientëve.
- Menaxhon pyetjet dhe ankesat e klientëve, si edhe shqyrton çdo pretendim të tyre që lidhet me vlerat e detyrimeve të vonuara.
- Ushtron detyrën në përputhje me ligjin dhe rregullat që lidhen me mbledhjen e borxheve, duke respektuar të drejtat e konsumatorëve gjatë procesit të debt collection.
- Kryen edhe angazhime të tjera të kërkuara nga supervizori për të kontribuar në përmbushjen e objektivave të departamentit.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare
- Aftësi shumë të mira organizative dhe zotësi për të punuar në mënyrë të pavarur gjatë kryerjes së detyrave.
- Aftësi shumë të mira në menaxhimin e të dhënave.
- Aftësi të provuara për administrimin me efikasitet të disa prioriteteve në të njëjtën kohë.
- Aftësi shumë të mira në komunikimin me shkrim, verbal dhe jo verbal.
- Aftësi të shkëlqyera për bashkëpunim në grup.
- Aftësi shumë të mira kompjuterike.
Shënime
Benefitet
ECFA Sh.a synon të ndërtojë një mjedis të veçantë pune.
Përveç pagës për çdo pozitë, institucioni ofron edhe përfitime të tjera, si më poshtë:
- Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat
- Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
- Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese