Përshkrimi
Kërkohet një Dealer / Inspector (Full Time).
Nëse e ke pasion botën e lojërave, kjo mund të shndërrohet në një rrugë profesionale për ty.
Kazinoja është në kërkim të një Dealer/Inspector me paraqitje profesionale, vetëpërmbajtje dhe përqendrim të lartë për t’iu bashkuar ekipit të “Live Game”.
Pozita i përshtatet një kandidati që komunikon mirë, ruan fokusin dhe ndihet rehat në një mjedis pune energjik dhe me ritëm të lartë.
Detyrat
- Të ndiqet dhe verifikohet zhvillimi i saktë i lojërave live në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Të mbikëqyret puna e Dealer-ëve gjatë procesit të lojës.
- Të garantohet zbatimi i standardeve të integritetit dhe i rregullave të kazinosë.
- Të identifikohen dhe raportohen çdo problem apo parregullsi që mund të shfaqet gjatë lojës.
- Të kontribuohet në ekip për të mbajtur një përvojë profesionale për klientët.
Kualifikimet
- Përvoja në kazino ose në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në vëzhgim dhe përqendrim.
- Nevojitet komunikim profesional dhe etikë e mirë pune.
- Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë me turne dhe nën presion.
- Njohuritë bazë të gjuhës angleze janë një avantazh.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe bonuse motivuese.
- Trajnim të plotë profesional për lojërat e tavolinës.
- Ambient pune modern, të sigurt dhe me standarde ndërkombëtare.
- Mundësi konkrete për zhvillim dhe ngritje në karrierë.