Mundësi Punësimi
Bëhu pjesë e ekipit tonë!
Albi Distribution, kompani që vepron në kuadër të Albi Group, është në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën Data Analyst, me perspektivë angazhimi afatgjatë. Si një kompani udhëheqëse në sektorin e distribuimit, synon të angazhojë profesionistë me aftësi të theksuara analitike, të cilët do të kontribuojnë në vendimmarrje përmes analizimit të të dhënave të shitjes dhe operacioneve.
Pozita: Data Analyst
Vendi i punës: Zyret Qendrore – Albi Mall Prishtinë
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave nga sistemet e brendshme dhe nga burime të jashtme.
- Mbledhja, pastrimi dhe analizimi i të dhënave nga burime të ndryshme, përfshirë sisteme të brendshme, Excel, SQL, Python dhe platforma CRM.
- Hartimi i raporteve të rregullta për shitjet, stokun, performancën e produkteve dhe lëvizjet e tregut.
- Monitorimi i performancës së brendeve dhe kategorive të produkteve.
- Përgatitja e raporteve periodike dhe ad-hoc për performancën e biznesit, shitjet, marketingun dhe logjistikën.
- Vizualizimi i të dhënave duke përdorur mjete si Excel dhe Power BI.
- Zhvillimi i raporteve dhe dashboards për menaxhmentin.
- Kryerja e analizave statistikore dhe identifikimi i trendeve, anomalive dhe mundësive për optimizim.
- Garantimi që të dhënat të jenë të sakta, të plota dhe të përditësuara.
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera për të kuptuar kërkesat e tyre analitike dhe për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në vendimmarrje.
- Ruajtja e integritetit dhe cilësisë së të dhënave.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, Informatikë, Statistikë, Matematikë ose në një fushë të ngjashme.
- Përvojë pune në analizën e të dhënave, së paku 1–2 vite përvojë relevante.
- Njohuri të mira dhe përvojë praktike me SQL, e domosdoshme.
- Aftësi të avancuara në përdorimin e Excel, përfshirë pivot table, lookup dhe formula të avancuara.
- Njohuri në Power BI, Tableau ose platforma të ngjashme për raportim vizual, të preferuara.
- Shkathtësi të mira analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe mendim kritik.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me departamente të ndryshme.
- Njohuri e mirë e gjuhës angleze, e preferuar.
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja.
- Dokumentet tjera shoqëruese.
Afati i aplikimit mbetet i hapur deri më 01.10.2026.