Përshkrimi
MEGATEK, hipermarketi më i madh i formatit “Do It Yourself” në Shqipëri, që operon në shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon një kandidat të përshtatshëm për rolin Content Creator.
Qëllimi i Pozicionit:
Ky rol ka në fokus krijimin dhe zhvillimin e përmbajtjes kreative, inovative dhe angazhuese për të gjitha kanalet digjitale të kompanisë. Synimi i pozicionit është të ndihmojë në rritjen e njohjes së markës, forcimin e ndërveprimit me audiencën dhe mbështetjen e objektivave të marketingut dhe shitjeve. Përmes materialeve vizuale dhe tekstuale me standard të lartë, të përshtatura me tendencat më të fundit dhe kërkesat e biznesit, ky pozicion ndikon në konsolidimin e identitetit të markës.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të përgatisë përmbajtje krijuese dhe tërheqëse për rrjetet sociale, website-in dhe kanale të tjera digjitale.
- Të organizojë dhe prodhojë materiale vizuale dhe video për fushata të marketingut.
- Të shkruajë tekste promovuese për postime, artikuj, newsletter dhe materiale të tjera komunikimi.
- Të punojë ngushtë me ekipin e Marketingut për ndërtimin e fushatave dhe ofertave promovuese.
- Të administrojë kalendarin e publikimeve në rrjetet sociale.
- Të ndjekë zhvillimet më të fundit në marketingun digjital dhe t’i përshtatë ato me nevojat e kompanisë.
- Të sugjerojë ide të reja për rritjen e angazhimit dhe ndërveprimit me audiencën.
- Të garantojë që përmbajtja e prodhuar të respektojë identitetin dhe standardet e markës.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Gazetari, Multimedia ose në fusha të ngjashme.
- Të paktën 1 vit përvojë në role të ngjashme do të vlerësohet si avantazh.
- Aftësi shumë të mira në krijimin e përmbajtjes me tekst, foto dhe video për rrjetet sociale.
- Njohuri të mira të platformave si Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn dhe YouTube.
- Njohuri bazë ose të avancuara në Canva, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator apo programe të tjera të dizajnit grafik përbëjnë përparësi.
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Kreativitet, përkushtim ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar brenda afateve të përcaktuara.
- Njohuritë e mira të gjuhës angleze konsiderohen avantazh.
Çfarë ofron Megatek
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Një mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
- Përfshirje në projekte kreative dhe inovative.
Dokumentet e kërkuara