Vega Energy, pjesë e Vega Group, është në kërkim të një Construction Manager, i cili do të ketë përgjegjësi për ndjekjen dhe zbatimin e projekteve në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Pozicioni kërkon një profesionist me formim inxhinierik, eksperiencë në menaxhimin e projekteve dhe aftësi të forta organizative e teknike, me fokus në realizimin e punimeve sipas afateve, buxhetit dhe standardeve të kërkuara.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbështet ekipin e shitjes në aspektin teknik gjatë procesit të ofertimit, duke kontribuar në përgatitjen dhe vlerësimin teknik të projekteve
- Mbështet planifikimin, koordinimin dhe ndjekjen e aktiviteteve të projekteve në zbatim
- Ndjek ecurinë e projekteve teknike dhe koordinon aktivitetet në kantier, duke respektuar afatet, buxhetin dhe standardet e cilësisë
- Bashkëpunon me departamentin e prokurimeve për nevojat e projektit (materiale, furnitorë, oferta dhe çështje të realizimit të punimeve)
- Koordinon me ekipet teknike, inxhinierët dhe palët e tjera për realizimin e aktiviteteve të projektit
- Identifikon problematikat teknike dhe operative gjatë zbatimit dhe kontribuon në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme
- Identifikon dhe vlerëson risqet e projektit dhe ndjek masat për minimizimin e tyre
- Siguron respektimin e standardeve teknike, të cilësisë dhe të kërkesave të H&S gjatë realizimit të punimeve
- Ofron mbështetje dhe udhëzim teknik për ekipet e përfshira në projekt
- Raporton mbi ecurinë e punimeve, problematikat, risqet dhe çështjet që kërkojnë vëmendje ose vendimmarrje
- Bashkëpunon me ekipin ekzekutiv dhe departamentet e tjera për çështjet teknike dhe përshtatjen e projekteve me nevojat e biznesit
- Kontribuon në identifikimin dhe zbatimin e praktikave, teknologjive dhe standardeve të reja teknike
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Energjetike ose fushë të ngjashme teknike
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin ose koordinimin e projekteve të ndërtimit/energjetikës, preferueshëm si Construction Manager, Project Manager ose pozicione të ngjashme
- Njohuri të mira mbi proceset e zbatimit të projekteve, punimet në kantier dhe koordinimin e ekipeve teknike
- Njohuri mbi proceset e ofertimit, prokurimit dhe bashkëpunimit me furnitorë e kontraktorë
- Njohuri të standardeve teknike, të cilësisë dhe të sigurisë e shëndetit në punë (H&S)
- Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe të menaxhimit të prioriteteve
- Aftësi për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike dhe operative
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe multidisiplinare, klientë, furnitorë dhe palë të tjera