Copywriter, Digital Marketing & Communications Manager është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e komunikimit të kompanisë në kanalet digjitale, duke kombinuar copywriting, content marketing, social media, komunikimin e brandit dhe strategjinë digjitale.
Pozicioni kërkon një profil kreativ, strategjik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili garanton që komunikimi i kompanisë të jetë i qartë, konsistent, kreativ dhe në përputhje me identitetin e brandit dhe objektivat e marketingut.
Përgjegjësitë Kryesore
- Copywriting & Content
- Krijimi i teksteve për social media, website, newsletter, fushata promocionale, katalogë, reklama dhe materiale të tjera marketingu.
- Zhvillimi i koncepteve kreative dhe mesazheve të fushatave.
- Adaptimi i komunikimit sipas kanalit, audiencës dhe objektivit të fushatës.
- Sigurimi i një tone of voice të unifikuar për brandet.
- Korrektimi dhe përmirësimi i materialeve të komunikimit përpara publikimit.
Digital Marketing
- Zhvillimi dhe zbatimi i planeve mujore të komunikimit digjital.
- Menaxhimi dhe koordinimi i përmbajtjes për Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn dhe kanale të tjera relevante.
- Koordinimi i fushatave digitale dhe promovimeve online.
- Bashkëpunimi me ekipet e dizajnit, videove dhe performance marketing për realizimin e fushatave.
- Monitorimi i performancës së kanaleve digitale dhe identifikimi i mundësive për optimizim.
Social Media Management
- Përgatitja e content calendar dhe planifikimi i publikimeve.
- Koordinimi i materialeve kreative dhe respektimi i afateve të publikimit.
- Monitorimi i komenteve, mesazheve dhe feedback-ut të audiencës.
- Identifikimi i trendeve, formateve dhe mundësive të reja për rritjen e engagement-it.
Communication & Brand
- Garantimi i konsistencës së komunikimit me strategjinë dhe identitetin e brandit.
- Zhvillimi i komunikimeve për produkte, shërbime, evente, promocione dhe iniciativa korporative.
- Përgatitja e komunikimeve institucionale dhe corporate content.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të kuptuar nevojat e biznesit dhe për t'i transformuar ato në komunikim të qartë dhe efektiv.
Bashkëpunimi
- Pozicioni do të bashkëpunojë ngushtë me:
- Corporate Marketing.
- Brand Managers dhe Marketing Coordinators.
- Graphic Designers dhe Video Creators.
- Sales & Commercial Teams.
- E-commerce dhe Web Team.
- Agjenci të jashtme kreative dhe media.
- Departamente të tjera sipas nevojës.
KPI & Matja e Performancës
- Performanca e pozicionit do të vlerësohet bazuar në:
- Engagement dhe reach të kanaleve sociale.
- Rritjen e audiencës dhe komunitetit digital.
- Website traffic dhe performancën e content-it.
- Leads dhe konvertime të gjeneruara nga aktivitetet digitale.
- Performancën e fushatave.
- Cilësinë dhe konsistencën e komunikimit.
- Respektimin e content calendar dhe afateve.
- Efektivitetin dhe kreativitetin e përmbajtjes.
Kualifikimet dhe Eksperienca
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Gazetari, Gjuhë, Media, PR ose fusha të ngjashme.
- 3+ vite eksperiencë në copywriting, digital marketing, social media ose communications.
- Aftësi shumë të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri të mira të platformave social media dhe trendeve digitale.
- Aftësi për të zhvilluar ide kreative dhe për t'i kthyer ato në përmbajtje konkrete.
- Njohuri bazë në Google Analytics, Meta Business Suite/Ads Manager dhe mjete të tjera të marketingut digital përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të disa projekteve njëkohësisht.
Kompetencat Personale
- Kreativitet dhe mendim strategjik.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Vëmendje ndaj detajeve.
- Proaktivitet dhe iniciativë.
- Aftësi për të punuar me afate të shkurtra.
- Aftësi për të bashkëpunuar me ekipe multidisiplinare.
- Orientim drejt rezultateve.
- Aftësi për të kuptuar nevojat e biznesit dhe për t'i përkthyer ato në komunikim efektiv.
Objektivi i Pozicionit
- Të ndërtojë dhe zhvillojë një komunikim kreativ, konsistent dhe të orientuar drejt rezultateve, duke rritur prezencën digitale të kompanisë, angazhimin e audiencës dhe kontributin e marketingut në objektivat e biznesit.