Tirana International Airport SHPK (TIA) kërkon të punësojë një Cashier of Ticketing Office, që do të raportojë te Ticketing Manager i kompanisë.
Kërkesat e pozicionit:
Arkëtari/ja do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin e të gjitha transaksioneve financiare pranë Zyrës së Biletarisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Pozicioni përfshin administrimin e pagesave në cash dhe elektronike, rakordimin ditor të shitjeve, përgatitjen e raporteve financiare dhe sigurimin e regjistrimit të saktë dhe në kohë të të dhënave financiare.
Arkëtari/ja luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e aktivitetit të zyrës, duke siguruar që të gjitha transaksionet financiare të përpunohen në mënyrë të saktë, të sigurt dhe efikase.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit:
- Kryen dhe regjistron me saktesi transaksionet e shitjes se biletave, rimbursimet dhe ndryshimet e biletave.
- Menaxhon pagesat ne cash, me karte dhe nepermjet kanaleve digjitale, ne perputhje me procedurat financiare.
- Kryen rakordimin ditor te arkes dhe siguron qe te gjitha transaksionet te perputhen me shumat e arketuara.
- Pergatit dhe dergon raportet financiare ditore pranë Departamentit te Finances.
- Verifikon dhe dokumenton te ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave dhe sherbimet e lidhura me to.
- Identifikon diferencat financiare, raporton parregullsite dhe ofron mbeshtetje gjate proceseve te auditimit.
- Siguron respektimin e procedurave dhe rregulloreve financiare te aeroportit, si dhe politikave te kompanise.
- Mbeshtet monitorimin e buxhetit dhe fluksit te parase per aktivitetin e biletarise.
- Bashkepunon me ekipet e Finances dhe Biletarise per permiresimin dhe eficiencen e proceseve te pagesave.
- Ruan konfidencialitetin dhe sigurine e te gjitha transaksioneve dhe dokumenteve financiare.
Eksperienca e punës:
- Eksperiencë e mëparshme si arkëtar/e, asistent/e finance ose në një pozicion të ngjashëm; eksperienca në aeroport ose në industrinë e udhëtimeve përbën avantazh.
Kërkesat e gjuhës:
- Njohuri te gjuhes angleze ne nivel mesatar.
Aftësi dhe Kompetenca:
- Aftësi për të planifikuar, kryer, dokumentuar dhe raportuar proceset e auditimit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra ose projekte njëkohësisht.
- Aftësi për të përgatitur dokumentacion dhe raporte auditimi me cilësi të lartë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
- Aftësi të mira ndërpersonale.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Aftësi të forta analitike, numerike dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të realizuar detyrat dhe për të arritur rezultatet edhe në kushte sfiduese.
- I/e vetë-motivuar dhe i/e aftë për të punuar në mënyrë të pavarur.
- I/e besueshëm/me, i/e sigurt në komunikim dhe diplomatik/e.
- I/e ndershëm/me, i/e përgjegjshëm/me dhe me integritet të lartë profesional.
Application deadline: September 7, 2026