Përshkrimi
Call Agent / Videograf & Krijues Përmbajtjeje (Testimonials)
Kërkohet një person dinamik, i rregullt në organizim dhe me aftësi në videografi për t’iu bashkuar ekipit në realizimin e Testimonials, pra dëshmive të klientëve.
Përshkrimi i Pozicionit
Personi i përzgjedhur do të mbulojë të gjithë rrjedhën e prodhimit të videove promovuese dhe tutorialeve në terren, me lëvizje në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe me përgjegjësi për komunikimin me klientët.
Call Agent Shqip - Pervoje pune
Detyrat
- Kryerja e incizimeve në terren për intervista Testimonials dhe video udhëzuese Tutorials në gjithë Shqipërinë.
- Zhvillimi i procesit të prodhimit të videos, duke përfshirë realizimin e intervistave në terren dhe montazhin profesional të materialeve të incizuara.
- Organizimi i kontakteve me klientët përmes caktimit të termineve dhe koordinimit të takimeve për xhirime.
- Hartimi i një plani ditor sa më funksional për itinerarin, me qëllim mbulimin e sa më shumë klientëve gjatë ditës.
Kualifikimet
- Patentë shoferi dhe posedimi i veturës personale janë OBLIGATIVE.
- Përvojë ose njohuri shumë të mira në xhirim dhe montazh videosh.
- Gatishmëri për orar fleksibil dhe për udhëtime të shpeshta brenda Shqipërisë.
- Aftësi shumë të mira në komunikim, organizim dhe bashkëpunim me klientët.
- Qasje proaktive në menaxhimin e kohës dhe në përmbushjen e objektivave ditore.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Portofol me shembuj të punëve të mëparshme në video ose montazh.